• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Meksikë në vitin 2021 janë vrarë mbi një mijë gra

Në Meksikë në vitin 2021 janë vrarë mbi një mijë gra
Meksikë, 22 janar 2022 (MIA) - Në Meksikë, ku shkalla e vrasjeve të grave është ndër më të lartat në Amerikën Latine, në vitin 2021 janë vrarë 1.004  gra. Në raportin e Sekretariatit Kombëtar të Sistemit për Siguri Publike theksohet se nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2021, 1004 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në Meksikë, lajmëroi Anadollu. Ky është numri më i madh nga viti 2015, ndërsa është theksuar se dhuna edhe krahas proceseve gjyqësore dhe  gjobave të larta, nga viti në vit është në rritje. Në raport theksohet se në vend në vitin 2020 janë vrarë 987 gra. Pandemia e koronavirusit dhe izolimi në shtëpi e kanë bërë jetën edhe më të vështirë për gratë të cilat janë viktima të dhunës. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR