• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Manastir fillon festivali i kinematografëve nga e gjithë bota “Vëllezërit Manaki”

Në Manastir fillon festivali i kinematografëve nga e gjithë bota “Vëllezërit Manaki”
Manastir, 19 gusht 2022 (MIA) - Kinematografët nga mbarë bota nga sot e deri më 26 gusht do të jenë në Festivalin "Vëllezërit Manaki", edicioni i 43-të i të cilit do të mbahet në Qendrën e Kulturës Manastir, Shtëpia e Oficerëve, kinemaja Manaki" dhe tarraca verore e QIK - Manastir. Ceremonia e hapjes është planifikuar për sonte në orën 21:00 në sallën e madhe të IK Qendrës për Kulturë, ku do të shtrohet tapeti i kuq për yjet e festivalit, ndërsa për publikun në ekranin e madh do të transmetohet filmi artistik francez "Nëna dhe biri" në të cilin kinematografja është Elen Luvart. Në hapjen e sontme solemne vjen Entoni Dod Mentëll, fituesi i "Kamerës së Artë 300" për veprën jetësore, ndërsa në ceremoninë e mbylljes së Festivalit do të marrë pjesë njëri nga legjendat e kinematografisë, Xhon Matison. Festivali ndërkombëtar i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” mbahet nën mbështetje të presidentit të shtetit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Manastirit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR