• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Makedonski Brod ka shpërthyer zjarr i ri, do të veprojnë helikopterë

Në Makedonski Brod ka shpërthyer zjarr i ri, do të veprojnë helikopterë

Makedonski Brod, 5 gusht 2024 (MIA) - Rreth dy orë më parë, një zjarr i ri ka rënë në Makedonski Brod, afër fshatit Sllatinë. Një pyll me kërcell të ulët po digjet. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që bie zjarr në afërsi të fshatit.

Sipas kryetarit të komunës Zharko Risteski, fillimisht po zhvillohet betejë me stuhinë e zjarrit që mos të kalojë kodrën dhe të mos hyjë në fshat.

"Në terren janë pjesëtarët e policisë pyjore nga NP "Pyjet Kombëtare", nga filiali në Makedonski Brod. Sipas informacioneve të fundit nga DSHM, rreth orës 14 do të dërgohen dy helikopterë për mbështetje nga ajri", deklaroi Risteski.

 

Ende është aktiv zjarri në afërsi të fshatit Breznicë, ku prej njëzet ditësh digjet një pyll me pisha, ndërsa në fshatin Tazevë janë djegur shtëpi të braktisura. Nga 15 shtëpitë atje kanë mbetur pesë. Aktiv është dega e zjarrit drejt Jasenit.

"Atje në terren aktualisht janë 35 zjarrfikës hungarezë me tri automjete zjarrfikëse, 50 pjesëtarë të ARM-së, pesë zjarrfikës nga njësiti i zjarrfikësve nga Makedonski Brod. Ky është zjarri më i rëndë në vend", tha kryetari i Komunës së Makedonski Brodit.

Zjarrfikësit kaluan një natë të vështirë. Disa herë zjarrfikësit dhe pjesëtarët e ARM-së mbetën të bllokuar në terren afër Tazhevës", tha kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, Zharko Risteski. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR