• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Madrid kanë mbërritur dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut nga Marrakeshi, në gjendje të mirë shëndetësore

Në Madrid kanë mbërritur dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut nga Marrakeshi, në gjendje të mirë shëndetësore

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut, që ndodheshin në një kamp në Marrakesh, kanë mbërritur në Madrid  dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqednisë së Veriut.

Pritet të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre.

 Në lidhje me tërmetin katastrofik që goditi Marokun, pas angazhimit të ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro, informojnë nga MPJ-ja, në dy ditët e fundit nuk ka pasur regjistrime të reja të shtetasve tanë në Marrakesh. 

 "Përfaqësia jonë Diplomatiko-Konsullore në Kajro vazhdon të jetë në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për shtetas tanë që mund të jenë në rajonet e prekura", informojnë nga MPJ-ja.

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe numrin e telefonit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/ 273-732. 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR