• e enjte, 18 korrik 2024

Në lumenjt dhe liqenet britanike në disa dtët e kaluara janë mbytur 13 persona

Në lumenjt dhe liqenet britanike në disa dtët e kaluara janë mbytur 13 persona
Londër, 20 korrik 2022 (MIA) – Të paktën 13 persona janë mbytur në lumenjt dhe liqenet britanike në ditët e kaluara, duke u përpjekur të freskohen nga vala e të nxehtit, raportojnë mediat lokale. Njerëzit janë mbytur derisa kanë qenë duke notuar në lumenjt dhe liqenet, ndërsa shtatë nga viktimat ishin adoleshentë, deklaroi ministri britanik Kith Malthaus në parlament. Zjarrfikësit  londinezë dje e kanë kaluar ditën e tyre më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, duke shkaktuar zjarre që kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi në kryeqytet dhe dogjën bari të thatë përgjatë hekurudhore dhe rrugëve. Të paktën 41 shtëpi janë shkatërruar në Londër dhe më shumë se dhjetë në vende tjera në Britaninë e Madjhe", tha Malthaus. Shumë trena nga Londra drejt Anglisë veriore kanë pasur vonesa ose janë anuluar sot pasi nxehtësia nga zjarret i ka mbinxehur shinat dhe ie ka dëmtuar pajisjet sinjalizuese dhe linjat e energjisë elektrike.mb/

QËNDRONI TË LIDHUR