Në luftën midis Izraelit dhe Hamasit u vranë më shumë se 45.000 persona
- Numri i të vdekurve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit është rritur mbi 45.000, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
- Post By Fami Bajrami
- 16:21, 16 dhjetor, 2024
Gazë, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit është rritur mbi 45.000, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Në kumtesë theksohet se që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar, u vranë 45.028 persona, ndërsa janë lënduar gjithsej 106.962 persona. Në numrin e përgjithshëm janë regjisrtuar dhe ushtarë dhe civilë, ndërsa më shumë se gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Izraeli pretendon se pas sulmit të vitit të kaluar nga Hamasi, që nisi luftën në Rripin e Gazës, vrau rreth 1.200 persona.
Ndërsa sipas armatës izraelite (IDF) në luftën në Rripin e Gazës u vranë mbi 17.000 militantë. rq/
Foto: DPA