• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Lubjanë shënohen 30 vjet të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë

Në Lubjanë shënohen 30 vjet të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Në Lubjanë sot u shënua 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë dhe hapja e përfaqësisë së parë diplomatik pas shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë.

Siç informojnë nga shërbimit qeveritar për media, në pritje u drejtuan zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ambasadori Goran Milevski, ministri i Brendshëm i Republikës së Sllovenisë, Boshtjan Pokllukar, përfaqësues të korrit diplomatik, ekonomistë dhe përfaqësues të bashkësive fetare, si dhe bashkatdhetarë mërgimtarë nga shteti ynë.

Gërkovska potencoi se Ambasada në Lubjanë është simbol i pavarësisë dhe simbol i rrugës së vështirë diplomatike që e kaloi nga shteti ynë për të qenë anëtare i plotë i NATO-s sot dhe për të hapëruar në rrugën e integrimit evropian për t'iu bashkuar familjes së madhe evropiane. Ajo falënderoi Slloveninë për hapjen e saj për të mundësuar që një numër i madh i studentëve maqedonas të studiojnë në universitetet sllovene dhe shfaqi shpresën se të rinjtë që përvetësojnë përvojë në vendet evropiane më pas do të vendosin të ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtëpi, në atdheun e tyre, me familjet e tyre.

"Sllovenia ishte dhe besoj se do të mbetet gjithmonë mbështetësi ynë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, një mbështetje që është jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht në fushën e zbatimit të proceseve të reformave, në mënyrë që të arrihen vlerat e standardeve evropiane. Përvoja juaj për ne është e paçmueshme, duke marrë parasysh se ndajmë një të kaluar të përbashkët dhe gjithashtu synojmë një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane", tha zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Spasovski theksoi se në vitet e kaluara, me partneritetin dhe bashkëpunimin tonë me Republikën e Sllovenisë, arritëm të jemi shembull dhe të tregojmë, jo vetëm në hapësirën e ish-shtetit, por edhe më gjerë - si mundet, kur ka vullnet të mirë dhe një varg interesash të përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të intensifikohet, mirëmbahet, kultivohet dhe thellohet, kryesisht duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve tanë, duke ruajtur nivel të lartë marrëdhëniet e shkëlqyera të vendosura paraprakisht.

"Nga aspekti i punës së ministrive të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, tre dekadat e fundit kanë qenë periudhë e bashkëpunimit të ngushtë dinamik dhe të frytshëm të kurorëzuar nga një mori marrëveshjesh të rëndësishme dypalëshe dhe aktivitete konkrete në të cilat policia sllovene është përfshirë ngushtë në pothuajse të gjitha hapat thelbësorë të reformës së Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë në mënyrë që të zbatojë të gjitha standardet dhe kriteret e rëndësishme të policisë evropiane", tha Spasovski.

Ai shprehu besimin se në vitet në vijim, bashkëpunimi tashmë i vendosur dypalësh dhe shumëpalësh përmes iniciativave të ndryshme, forumeve, asociacioneve ndërkombëtare mund të thellohet më tej, të dinamizohet në interes të sigurisë kombëtare, por edhe rajonale. bsh/

 

Foto: Qeveria/MPB

QËNDRONI TË LIDHUR