• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Lituani po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Në Lituani po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Vilnius, 26 maj 2024 (MIA) - Në Lituani sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa presidenti aktual Gitanas Nauzeda, i cili fitoi më së shumti vota në rrethin e parë, pritet të fitojë edhe një mandat.

Nauzeda (60), ish ekonomist në grupacionin bankar suedez SEB, i cili është kandidat i pavarur, fitoi 44 për qind të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 12 maj.

Kundërkandidat i tij është kryeministrja e Lituanisë Ingrida Shimonita (49) nga partia e qendrës së djathtë në Bashkimi i atdheut, e cila fitoi 20 për qind të votave në rrethin e parë.

Lituania, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka rreth 2,4 milionë votues të cilët kanë të drejtë vote. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR