• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në lëndën "Zinxhiri" janë akuzuar 15 persona të punësuar në DAP

Në lëndën

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Në lëndën e njohur në opinion si "Zinxhiri" janë akuzuar 15 persona të punësuar në Inspektoratin e përgjithshëm tatimor të Drejtorisë për të ardhura publike dhe drejtorive rajonale të DAP-it në Shkup, Manastir dhe Prilep.

"Edhe përkundër Aktakuzës për lëndën e njohur në opinion si 'Zinxhiri', prokurori i lëndës i Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, prokurori publik i lëndës vazhdoi me veprim. Procedura është si rezultat i indikacioneve që dolën nga dëshmitë të cilat prokuroria i dërgoi në gjykatës me parashtrim të aktakuzës në lëndën 'Zinxhiri'. Në bazë të materialit të siguruar dëshmues sot në Gjykatën themelore penale Shkup prokuroria parashtroi propozim Aktakuzë ndaj 15 personave të punësuar në Inspektoratin e përgjithshëm tatimor të DAP-it dhe Drejtorive rajonale të DAP-it në Shkup, Manastir dhe Prilep. Të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë shkaktuar vepër të vazhduar penale - Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 4 pika 1 dhe neni 45 nga KP", kumtoi Prokuroria publike.

Nga atje theksojnë se bëhet fjalë për persona zyrtarë në Drejtorinë për të ardhura publike të cilat në periudhën e cekur ishin inspektorë të prëgjtihshëm kryesor apo ushtrues detyre, zëvendës të tyre, drejtorë të drejtorive rajonale, shefa të inspektorateve tatimore dhe udhëheqës të Sektorëve për regjistrim dhe konstatim të tatimeve në drejtoritë rajonale, anëtarë të ttrupave për miratim të TVSH-së kërkesa për kthim pranë drejtorive rajonale, këshilltar i pavarur tatimor për analizë të rrezikut dhe planifikim të kontrolleve dhe inspektor për obligues tatimorë.

"Sipas veprimve të përmbajtura në dispozitivin e propozimit të akuzuarit në periudhën prej 01.01.2019 deri më 31.12.2021 si persona zyrtarë në Drejtorinë për të ardhura publike, duke e shfrytëzuar raportin e njejtë të përhershëm dhe mundësitë e njejta, nuk e kanë kryer pozitën zyrtare dhe autorizimin me qëllim që të përfitojnë dobi të tjera të konsiderueshme pronësore apo dikujt tjetër t'i shkaktojnë dëm pronësor. Me atë rast, vepruan në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për procedurë tatimore, Ligjit për drejtorinë për të ardhura publike, Rregullores për sistematizim të vendeve të punës në Ministrinë e Financave, Drejtorinë për të ardhura publike, Procedurës për kontroll të jashtëm, Udhëzimit për miratim dhe kthim të kërkesës tatimore për TVSH dhe Rregullores për organizim të brendshëm të Drejtorisë për të ardhura publike. Kështu, varësisht nga autorizimet e tyre zyrtare nuk e kanë organizuar dhe koordinuar punën e Inspektoratit të prëgjithshëm tatimor me funksionet e Inspektorateve tatimroe rajonale në Shkup, Prilep dhe Manastir, me qëllim që nga obliguesit tatimorë nuk kryen rangim adekuat sipas shkallës së rerzikshmërisë dhe në mëynrë të pavarur nuk dhanë urdhër për kontrolle, nuk përgatitën propozim lista të obliguesve tatimor për kryerje të kontrollit të jashtëm, edhe pse disa nga obliguesit sipas shkallës së rerzikut u takonin obliguesve të rrezikshëm tatimorë ku detyrimisht ishte e nevojshme të kryheshin kontrolle të jashtme. Kështu, për disa nga personat e lartëcekur të përfshirë në lëndën 'Zinxhir' të cilët si obligues tatimorë kanë parashtruar paraqitje të obligueshme tatimore dhe përllogaritje vjetore përmbyllëse në Drejtoritë rajonale Prilep, Manastir dhe Shkup, në bazë të tatimit të jollogaritur de të papaguar kanë prëfituar dobi të konsiderueshme pronësore në shumë prej 167.918.419 denarë duke i shkaktuar dëm DAP-it në shumë të përgjithshme prej 206.456.437 denarëve", ceket në kumtesë.

Së bashku me Propozim-aktakuzën, duke i pasur parasysh rrethanat lidhur me personalitetin e të akuzuarve, rerthanat nën të cilat është kryer vepra, posaçërisht duke apsur parasysh se të akuzuarit janë persona zyrtarë të cilët në kryerjen e shërbimit të vet e kanë kryer veprën penale dhe se mund të jenë të pakapshëm prë organet e ndjekjes dhe nëa të mënyrë ta pamundësojnë zhvillimin e papengueshëm të procedurës, prokurori i lëndës ka parashtruar edhe propozim të posaçëm me të cilin propozon që gjykata të akuzuarve t'u caktojë masa kujdesi.

"Njëherit, duke treguar se në Sektorin special gjyqësor për gjykim të veprave penale nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës themelore penale Shkup tashmë po veprohet rreth lëndës së fomuar sipas aktakuzës së PTHP për NKOK nga 22.01.2024 kundër personave fizik dhe juridik të akuzuar për vepra penale bashkim kriminel nga neni 394 paragrafi 1 dhe 2, Fshehje tatimi nga neni 279 paragrafi 2 pika 1 neni 45 dhe Larje parash dhe të hyra të tjera nga vepra ndëshkuese sipas nenit 273 paragrafi 1 nga KP, prokurori i lëndës parashtroi edhe propozim të posaçëm të zbatohet procedurë e vetme dhe aktakuza e propozuar t'i bashkohet lëndës tashmë të formuar. Si arsyetim të propozimit prokuroria tha se ekziston lidhje e ndërsjelltë mes veprave të kryera penale të kryera nga ana e të akuzuarve të cekur në propozimin e aktakuzës dhe veprave penale të kryera nga ana e të akuzuarve të cekur në Aktakuzë, si dhe të disa dëshmive të cialt tashmë janë parashtruar me aktaakuzën e parashtruar më aprë", ceket në kumtesë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR