• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend vazhdoi intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit për antikorrupsion

Në Kuvend vazhdoi intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit për antikorrupsion

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot vazhdoi intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. 

Për përbërjen e re të Komisionit kundër korrupsionit janë regjistruar 42 kandidatë, nga të cilët pothuajse gjysma janë intervistuar gjatë ditës së djeshme.

Në intervistimin e kandidatëve ishin të pranishëm deputetë të opozitës dhe pushtetit si dhe organizata, shoqata joqeveritare.

Kandidatët janë marrë në pyetje për tema aktuale si marrëveshja me Behtel dhe Enkën, por edhe për atë që ata si anëtarë të tjerë të mundshëm të Antikorrupsionit do të bënin që ta përmirësojnë luftën kundër korrupsionit, si dhe cili është motivi i tyre për denoncim.

Një nga kandidatët, të cilët sot u intervistuar Mustafa Mehdi, vlerësoi se korrupsioni në mënyrë evidente i dëmton të rinjt dhe theksoi se ai gjatë mandatit të tij do të kishte për qlllim ta bëjë shtetin shembull për vendet tjera në pjesën e përballjes me korrupsionin.

Marian Ponjavin gjithashtu kandidat nga ana tjetër theksoi se suksese me luftën kundër korrupsionit nuk shikon, gjegjësisht nuk shikon zgjidhje gjyqësore.

"Ka shumë lëshime, ndërsa anëtarët e komisionit mund të veprojnë për shumë gjëra", nënvizoi ai.

Pritet që marrja në pyerje e kandidatëve të përfundojë sot, ndërsa vendimi se cilët kandidatë e kanë kaluar fitrin e e komisionit mund të dihet deri në fund të javës.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve është formuar më 14 të këtij muaji në përputhje me Vendimin e Kuvendit për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së.

Mandati i anëtarëve aktualë të Komisionit - Biljana Ivanovska, Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Shemsi Sallai përfundon më 7 shkurt të vitit të ardhshëm dhe ata nuk kanë të drejtë për rizgjedhje. Komisioni i ri duhet të fillojë funksionimin më 8 shkurt të vitit të ardhshëm. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR