• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Kuvend shënimi i 11 Korrikut - Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë

Në Kuvend shënimi i 11 Korrikut - Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të shënohet 11 Korriku - Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Fjalim hyrës do të ketë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa do të flasin edhe prof.dr. Xhemil Bektoviq, përfaqësuesja e Shoqatës Divanhana, Mersiha Smailloviq, deputeti Amar Mecinoviq, prod.dr. Sead Xhigal dhe Safet Bishevac.

Deputetët dhe mysafirët do të debatojnë edhe për sfidat ligjvënëse në zbatimin e rezolutës së re të KB-së me të cilën dënohet mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR