Në Kuvend seanca të tre komisioneve
- Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.
Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.
Anëtarët e Komisionit për çështje evropian do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizionin e instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA) (*), me procedurë të shkurtuar.
Në rend të ditës së Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është formimi i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar dhe për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Para anëtarëve të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji në rend të ditës janë disa pika - Plani financiar për ndryshimin e planit financiar të Ndërmarrjes Radiodifuzive Publike Radiotelevizioni Maqedonas për vitin 2023 - (arh. nr. 08-3782/1); Raporti vjetor për punën e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2022 -(arh. nr. 08-1896/1); Plani financiar i Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2023 - (аrg. nr. 08-4421/1); Plan financiar për ndryshimin e planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2023 - (аrh. nr. 08-4177/1); Plani financiar i Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2024 -(аrh. nr. 08-5612/1); Raporti për zbatimin e programit vjetor të punës dhe zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2021 - (аrh. nr. 08-2986/1) ; Raporti për zbatimin e programit vjetor të punës dhe zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2022 - (аrh. nr. 08-2945/1); Raporti vjetor i punës së Agjencisë së Komunikimeve Elektronike për vitin 2022 - (arg. nr. 08-1654/1); Raporti vjetor i punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2021 - (аrh. nr. 08-1460/1) dhe Raporti vjetor i punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2022 - (аrh. nr. 08-1895/1). ls/
Foto: Arkivi i MIA-s