• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend seanca të dy komisioneve

Në Kuvend seanca të dy komisioneve

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë dy komisione – Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet ka mbetur vetëm edhe një pikë e rendit të ditës – Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023.

Në rend të ditës të Komisionit ligjvënës-juridik janë Propozim- ligji për shpalljen e kanionit të Matkës për monument natyror, Propozim -ligji për shpalljen e kënetës së Studençishtës për Park natyror, Propozim -ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyror, të tre në lexim të dytë dhe Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit në lexim të parë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR