• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Kuvend seanca të dy komisioneve

Në Kuvend seanca të dy komisioneve

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend të ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë Propozim-vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut mpër pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) në Republikën e Libanit dhe Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "ALTEA", në Bosnjë e Hercegovinë, të dy në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit ligjdhënës juridik do të debatojnë për Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL", në Republikën e Libanit, Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "ALTEA", në Bosnjë e Hercegovinë, të dy në lexim të dytë dhe propozimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për banim në lexim të parë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR