Në Kuvend seanca të dy komisioneve
- Në Kuvend sot do të mbajnë seancë Komisioni për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.
Shkup, 20 shkurt 2024 (MI) - Në Kuvend sot do të mbajnë seancë Komisioni për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.
Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do të diskutojnë rreth Propozim ligjit për arsimin e mesëm dhe Propozim ligjin për arsimin dhe trajnimin profesional, që të dyja në lexim të parë.
Në rend dite të seancës së Komisionit juridiko-ligjdhënës janë disa pika - Propozim ligji për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare në zinxhirin e furnizimiz të produkteve bujqësore dhe ushqimore, Propozim ligji për menaxhim me pronën e sekuestruar, përfitimin pronësor dhe sendet e marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse, Propozim ligji për Zyrë për kthimin e pronës, Propozim ligji për instrumente financiare, Propozim ligji për prospekte dhe detyrime për transparencë për botuesit e letrave me vlerë, Propozim ligji për verën, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtë autoriale dhe të drejta simotra, Propozim ligji për drejtësi të fëmijëve, të gjitha në lexim të parë dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akademi për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Propozim ligji për peshkatari dhe akuakulturë, që të dyja me procedurë të shkurtuar. mb/
Foto: MIA