• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend prezantim i Raportit për përfaqësimin gjinor në zgjedhje dhe proceset politike në vend

Në Kuvend prezantim i Raportit për përfaqësimin gjinor në zgjedhje dhe proceset politike në vend

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet prezantimi i Raportit “Përfaqësimi gjinor në zgjedhje dhe proceset politike në Maqedoninë e Veriut: mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për zgjedhjet parlamentare në vitin 2024”.

Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit, fjalë hyrëse do të kenë Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve dhe Joana Kozma, drejtoreshë e IFES-it në vend.

Florens Ganu, konsulente ndërkombëtare për çështjet gjinore do të prezantojë gjetjet e Raportit të vlerësimit, gjetjet dhe rekomandimet për përforcimin e pjesëmarrjes politike të grave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR