• e premte, 20 mars 2026

Në Kuvend po intervistohen kandidatët për anëtar të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit

Në Kuvend po intervistohen kandidatët për anëtar të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot po realizon intervistë publike me kandidatë të paraqitur për Vendimin për shpalljen publike për zgjedhje të anëtarit të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK).

Në seancën publike të drejtën për intervistë e fituan Antonija Andonova Tasevska, juriste e diplomuar dhe magjistre për të drejtë penale nga Gjevgjelia, Marija Kitanov Katrallova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistre për shkenca ekonomike nga Kavadari, Vlladimir Klekovski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Millka Muratovska nga Strumica, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, magjistre për të drejtë penale dhe Borçe Stojanovski, ekonomist i diplomuar dhe magjistër për menaxhim afarist nga Shkupi.     

Duke e prezantuar programin e saj, kandidatja Antonija Antonova Tasevska tha se vizioni i saj për KSHPK është të zhvillohet në institucion të fuqihsëm, të pavarur dhe profesional, që do të jetë korrigjues kredibil i të gjithë personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe lëvizës aktiv të politikave antikorruptive. 

Në pajtim me orarin, në intervistë duhej të paraqitet kandidatja Marija Kitanov Katrallova, por ajo nuk mori pjesë në seancën publike dhe në pajtim me rregulloren, paraqitjen e saj komisioni e ka hequr.

Puna e komisionit për selektimin e kandidatëve të paraqitur për anëtar të KSHPK-së do të vazhdojë pas pushimit. bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR