Në Kuvend kaloi në lexim të parë propozimi për ndryshim dhe plotësim të ligjit për komunikimet elektronike për shkak të rregullimit të lojërave onljan
- Mbështetje unanime dhanë deputetët në leximin e parë të propozim ligjit për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike me të cilin i qaset drejtë rregullimit të lojërave të fatit onlajn dhe sanksionimit të keqpërdorimeve.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:39, 25 shkurt, 2025

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Mbështetje unanime dhanë deputetët në leximin e parë të propozim ligjit për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike me të cilin i qaset drejtë rregullimit të lojërave të fatit onlajn dhe sanksionimit të keqpërdorimeve.
Në seancën e 34-të të Kuvendit në të cilën kjo pikë u gjet në rend dite, shpjegime për ndryshimet e propozuara ligjore ka dhënë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ku vlerësoi se qëllimi kryesor është të pengohen lojërat e fatit dhe për të mbrojtur qytetarët nga keqpërdorimet dhe mashtrimet financiare.
"Ndryshimet në këtë ligj do të na mundësojnë si ministri të përgatisim këto çështje, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Agjencinë për komunikime elektronike. Pas marrjes së njoftimit nga organizatori shtetëror i lojërave të fatit për të cilët ofruesit nuk kanë marrë licencë për organizimin e lojërave të fatit onlajn dhe pas verifikimit nga Ministria e Financave se për cilët subjekte u është dhënë licenca, Ministria për Tranformim Digjital do t'i dërgojë urdhër Agjencisë për komunikim elektronik të ndërpresë të drejtën e qasjes, gjegjësisht në faqet e internetit, të cilat do të ndalojnë qasjen në to për qytetarët e Maqedonisë. Në fazën e dytë, nëse dokush nga faktorët nuk vepron, ky ligj na mundëson edhe dispozita kundërvajtëse dhe sanksione ndaj atyre institucioneve që nuk duan të veprojnë", theksoi ministri Andonovski.
Në përgatitjen e ndryshimeve ligjore të propozuara, ai theksoi se janë shfrytëzuar përvojat krahasuese nga Republika e Kroacisë për shkak të modelit të ngjashëm politik, ekonomik dhe kushtetues-juridik me atë të Maqedonisë, ndërsa aty e gjithë problematika është rregulluar nga Ministria e Financave e cila ka zbuluar mbi 600 organizatorë ilegalë të lojërave të fatit.
Ministri theksoi se pas miratimit të ndryshimeve ligjore menjëherë do të implementohen, gjegjësisht në vend të afatit prej 90 ditësh për miratimin e akteve nënligjore, tashmë javën e ardhshme pas botimit në Gazetën Zyrtare të njëjtat do të funksionalizohen.
Në diskutimet pas ndryshimeve ligjore të propozuara deputetët theksuan se në vend janë dhënë 48 licenca për kompanitë për organizimin e lojërave të fatit, por janë evidentuar rreth 160 operatorë të paligjshëm të lojërave të fatit onlajn, ndërsa qytetarët deri tani kanë shpenzuar 210 milionë euro për lojërat e fatit.
Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike do të shkojë në lexim të dytë dhe do t'i dorëzohet Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe në Komisionin Legjislativ dhe Ligjor të Kuvendit. qa/