• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend janë caktuar seanca të tre komisioneve

Në Kuvend janë caktuar seanca të tre komisioneve

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Në Kuvend sot janë caktuar seancat e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisionit ligjvënës-juridik. 

Në rend dite të Komisionit për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive janë Propozim-ligji për falje, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për avokatin e popullit dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kryerjen e sanksioneve, të gjithë në leximin e dytë.

Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport duhet ta shqyrtojnë vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup dhe Propozim-ligjin për themelimin e Fakultetit të mjekësisë në kuadër të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit"- Manastir në lexim të dytë.

Ligjet të cilat janë në rend dite në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisionit për arsim, shkencë dhe sport duhet të shqyrtohen dhe në Komisionin juridiko-ligjvënës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR