• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend janë caktuar seanca të tre komisioneve

Në Kuvend janë caktuar seanca të tre komisioneve

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Në Kuvend sot janë caktuar seanca të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe të Komisionit Ligjvënës - Juridik. 

Në rend dite të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, sipas informacioneve të publikuara në ueb-faqen e Kuvendit, është Propozimi për zgjedhjen e gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese. 

Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë katër propozim zgjidhje ligjore - Propozim - ligji për falje në lexim të parë, Propozim ligji për plotësimin e Prokurorisë shtetërore me procedurë të shkurtër, Propozim ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit dhe Propozim ndryshimet e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, të dyja në lexim të parë. 

Katër ligjet të cilat janë në rend dite në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive duhet të shqyrtohen edhe në Komisionin Ligjvënës - Juridik. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR