• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend filloi takimi i liderëve për datën e zgjedhjeve

Në Kuvend filloi takimi i liderëve për datën e zgjedhjeve

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA)- Në Kuvend ka filluar takimi i liderëve të partive më të mëdha parlamentare në vend- atë të pushtetit LSDM dhe koalicionit, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët dhe partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicionit, pastaj partitë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim... ku duhet të bisedohet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, por edhe për eurointegrimet dhe qeverinë teknike. Në takim është i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Në takim marrin pjesë edhe kryeministri dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, liderët nga Lidhja Evropiane për Ndryshim Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Afrim Gashi, të PRSD Goran Misovski, të RDM Maja Moraçanin, të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, të Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov...

Njerëzit e parë të partive pritet të merren vesh për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kurse ende është e paqartë nëse do të mbahen në maj. Ata në deklaratat e tyre publike tashmë janë pajtuar që zgjedhjet mund të mbahen në atë terminë kohor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare me gjasë mund të mbahen më 8 maj, derisa rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale diku më 24 prill.

Para fillimit të takimit në deklaratat për media tashmë qëndrimet e njohura i prezantuan liderët e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari dhe Skender Rexhepi Zejd... ss/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR