• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Kuvend edhe sonte debat për rikonstruimin e Qeverisë

Në Kuvend edhe sonte debat për rikonstruimin e Qeverisë

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Në Kuvend është shpallur pauzë për vazhdimin e seancës së sotme të 104-të në të cilën po diskutohet për rikonstruimin e qeverisë, e shpallur me kërkesë të koordinatorit të Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

"Meqenëse po përfundojmë me diskutimin pas replikave dhe kemi edhe një ose dy diskutues dhe vazhdimin e seancës për propozimin e dytë të shkarkimit, në bazë të nenit 81 paragrafi 2 kërkoj pushim prej një ore në mënyrë që deputetët nga shumica të vijnë dhe të na bindin se cila është arsyeja e shkarkimit. Do të ketë një numër të madh diskutimesh, do të bisedojmë, dhe dua që ata që nuk janë këtu gjithë ditën të vijnë dhe të kërkojnë që Kuvendi të punojë, janë lënë pesë deputetë në kujdestari në emër të grupit parlamentar", tha Micevski.

Seanca ka filluar katër ditë më parë, ndërsa duhet të përmbyllet debati për pikën e parë – propozimin për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, ministrave të mëparshëm të shëndetësisë Bekim Sali, shoqërisë informatike dhe administratës Admirim Aliti dhe ministrit paresor përgjegjës për diasporës Xhemail Çupi. Ata janë kuadro të Alternativës që u larguan nga koalicioni qeveritar dhe do të zëvendësohen nga ministra të Aleancës për Shqiptarët, partneri i ri i koalicionit në Qeveri.

Debati i mbrëmjes së sotme u karakterizua nga akuzat e deputetëve të opozitës për tradhti ekonomike, kombëtare dhe kulturore, për korrupsion, sistem të rrënuar të shëndetësisë dhe arsimit, si dhe kritika për anulimin e eurobondit dhe koalicionit "tregu tre".

Sipas deputetes Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE, me dinamikën aktuale diskutimi do të zgjasë katër muaj dhe përpjekja e kryeministrit për ndryshimin e anëtarëve të Qeverisë do të jetë e pasuksesshme.

"Ju thoni se VMRO-DPMNE po bllokon, JU nuk e lejoni të bllokojë, ju ofroni zgjedhje të Qeverisë, thoni se vendi është në krizë, puna është urgjente, ndërsa një javë diskutohet për vetëm një propozim për shkarkim, ndërsa janë gjithsej 15. Me këtë dinamikë do të jetë së paku katër muaj, tha Stojanovska, duke vlerësuar se kjo do të jetë vetëm një përpjekje e pasuksesshme e kryeministrit për ndryshimin e anëtarëve të Qeverisë.

Me propozimin për ndryshime në kabinetin qeveritar, parashihet zgjedhja e katër ministrave të rinj dhe pesë zëvendësministrave.

Në fillim të vazhdimit të sonte të seancës, koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në një reagim procedural e akuzoi Misevskin për arbitraritet dhe keqpërdorim të Rregullores së Kuvendit.

Sipas Micevskit, Misovski në mungesë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është në udhëtim zyrtar në Slloveni, nuk ka pasur të drejtë të shpallë me gojë vazhdimin e punës në Kuvend edhe pas orës 18.

Micevski pyeti sipas cilit nen të Rregullores Misevski e ka vazhduar punën e shtëpisë ligjvënëse dhe theksoi se ashtu ka mundur të veprojë vetëm me dokument me shkrim nga Xhaferi.

Misovski vlerësoi se akuzat e Micevskit janë të pabaza. Ai sqaroi se ka vepruar sipas nenit 71 paragrafi 2 i Rregullores, sipas të cilit “në rast të pamundësisë apo mungesës së kryetarit, atë e zëvendëson nënkryetari”.

Siç paralajmëroi nënkryetari i Kuvendit Goran Misevski, seanca do të vazhdojë në ora 21:30. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR