• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë - 15 Shtatori

Në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë - 15 Shtatori

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë – 15 Shtatori.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në hapjen e ngjarjes në prani të fëmijëve dhe të rinjve nga shkolla fillore dhe të mesme fjalime përshëndetëse do të kenë kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, ambasadorja zvicerane Veronik Ulman, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, si dhe drejtori i lartë rezident i NDI, Robert Skot Hejzlet. 

Sipas agjendës, do të ketë shfaqje - pantomimë, sesion fotografik me deputetë dhe deputete pranë filmave vizatimorë nga libri komik "Si u takua Risa me Parlamentin" dhe interpretuesit, prezantim me trupat punues të Kuvendit dhe vizitë e organizuar në ndërtesën e Kuvendit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR