• e mërkurë, 21 janar 2026

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje katër komisione

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje katër komisione

Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje katër komisione - Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni juridik-Ligjvënës.

Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike është Propozim-ligji për ndërprerjen e vlerës së Ligjit për marrëveshje jashtë gjyqësore, në lexim të dytë.

Në Komisionin për politikë sociale, demografi dhe rini janë Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrin e sigurimit të obligueshëm social dhe Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet, të dyja në lexim të dytë.

Në Komisionin për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës për Marrëveshjen kornizë për hua për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave të edukatës fizike, në lexim të dytë dhe Plani financiar i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve për vitin 2026.

 Në rend dite të Komisionit juridik-ligjvënës janë Propozim ligji për ndërprerjen e vlerës së Ligjit për marrëveshje jashtë gjyqësore, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për regjistrin e sigurimit të obligueshëm social, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet dhe Propozim ligji për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veirut me hua te Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës pas Marrëveshjes kornizë për hua për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave të edukatës fizike, të gjitha në lexim të dytë. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR