Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione
- Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:46, 16 janar, 2025
Shkup, 16 janar 2025 (MIA) - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
Anëtarët e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të diskutojnë rreth propozim-ndryshimeve të Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje dhe propozim-ndryshimet të Ligjit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, në lexim të parë.
Në rendin e ditës të Komisionit Ligjvënës-Juridik janë Propozim-ndryshimet e Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, Propozim-ndryshimet të Ligjit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, si dhe Propozim-vendimi për dërgimin e anëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Liban, në lexim të dytë.
Foto: Arkivi i MIA-s