Në Kuvend do të mbahet promovimi dhe lëshimi solemn në përdorim i "sallës së mbrojtur" dhe hapësirës së mbrojtur të punës
- Në Kuvend sot do të promovohet dhe do të bëhet lëshimi solemn në përdorim i sallës së mbrojtur dhe hapësirës së mbrojtur të punës.
- Post By Sara Ademi
- 08:04, 21 tetor, 2024
Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të promovohet dhe do të bëhet lëshimi solemn në përdorim i sallës së mbrojtur dhe hapësirës së mbrojtur të punës.
Ngjarjen do ta hapin dhe fjalë hyrëse do të mbajnë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe udhëheqësi i DFAC-Shkup Vlado Gjerdovski. Janë paralajmëruar edhe fjalime të ish kryetarit të Kuvendit dhe deputet Talat Xhaferi, të ambasadores zvicerane Veronik Ulman, kryetarit të Komisionit të Mbikëqyrje mbi Shërbimet për Siguri dhe Inteligjencë, Kuvendi i Republikës së Sllovenisë Janez Zhakel, drejtori i DCAF-Lubjanë Andrej Rupnik dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri të Informatave të Klasifikuara Stojan Slaveski.
Siç citohet në informacionin e ueb faqes së Kuvendit vendosja e sallës së mbrojtur dhe hapësirës së mbrojtur të punës është rezultat i partneritetit strategjik ndërmjet Kuvendit të RMV-së dhe DCAF - Qendra e Gjenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë, që thekson përpjekjet e përbashkëta për përforcim të sundimit demokratik dhe sigurimin e mekanizmave gjithëpërfshirës për përgjegjësi në kornizën e sigurisë së vendit.
"Salla e mbrojtur dhe hapësira e mbrojtur e punës janë dizenjuar për t'i plotësuar kërkesat e ashpra të sigurisë të parashtruara nga NATO dhe Bashkimi Evropian, që përfshin integrim të masave teknologjike të mbrojtjes, ndërsa hapësira fizike është ndërtuar nga materiale të cilat parandalojnë ndjekje të paautorizuar dhe përgjim, duke siguruar që komunikimet të mbesin të besueshme dhe të mbrojtura nga kërcënimet e jashtme. Projekti përfshin praktikat më të mira të menaxhimit me sektorin e sigurisë dhe sigurimin e përshtatjes së rendit të ardhshëm në mbikëqyrjen e sigurisë dhe inteligjencës", theksojnë nga Kuvendi.
Hapësira fillimisht parashikohet të shfrytëzohet nga Kuvendi dhe Komisionet të cilat punojnë me informata të klasifikuara, por në të njëjtën kohë mund të caktohet për përdorim edhe nga organet e tjera shtetërore nëse kanë nevojë dhe sigurisht me miratimin e Kuvendit.
Për realizimin e të a.q. "salla e mbrojtur" në Kuvend kishte gjashtë thirrje. Shumica nuk ishin të suksesshme për shkak të, siç sqaronte ish kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ofertave joadekuate.
Thirrja e fundit publike ishte e suksesshme dhe salla e mbrojtur filloi me ndërtim, sipas informacioneve të DCAF, në korrik të vitit 2023. sa/
Foto: MIA