• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Kuvend debat për amendamentet e propozuara të Ligjit për planifikim urbanistik

Në Kuvend debat për amendamentet e propozuara të Ligjit për planifikim urbanistik

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Sot në Kuvend filloi debati për Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare theksuan se për ligje të tilla kompetent është Komisioni për Transport dhe Lidhje, e jo Komisioni për Çështje Evropiane. Në lidhje me ndryshimet në këtë projektligj, ata theksuan se Qeveria po keqpërdor përdorimin e flamurit evropian. Deputetët e opozitës pyetën se si mund të thuhet se ky korridor do të kushtojë rreth një miliard e treqind milionë euro pa studim, projekt paraprak dhe bazë, projekt të rishikuar, projekt kryesor, projekt i gjendjes së kryer dhe theksuan se pa projekt, nuk është e mundur të godasësh një lopatë. Ata theksuan se ky projektligj u është dorëzuar deputetëve me tabelë të zbrazët të korrespondencës sepse, siç theksuan, Qeveria nuk ka çfarë të shkruajë një lidhje evropiane mes këtij ligji dhe ligjeve në Evropë.

Deputetët e LSDM-së kanë përcjellë intervistën e ambasadores amerikane Angela Ageler për MIA-n në të cilën ajo thotë se “Behtel and Enka” është kompani që punon në mënyrë transparente dhe legale, ndërsa opozita kritikon për pikë politike. Ata theksuan se pas deklaratës së ambasadores nuk ka asgjë të dyshimtë për ndërtimin e korridoreve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së replikuan se ambasadorja ka thënë se kompania “Behtel and Enka” po punon mirë, e jo Qeveria.

Zhaklina Lazarevska, deputete e LSDM-së, theksoi se qëllimi i këtij ndryshimi dhe plotësimi të ligjit është që të mundësohet realizimi i përshpejtuar i ndërtimeve të karakterit strategjik, si ndërtimi i rrugëve shtetërore, hekurudhave, binareve, gazsjellësve magjistral.

"Lidhur me deklaratën e ambasadores së nderuar - jemi të gjithë për transparencë, prandaj le të përpiqemi ta shohim Marrëveshjen dhe të bjerë i gjithë pluhuri. Dhe më lejoni t'ju kujtoj, ambasadorja tha luftë kundër korrupsionit, luftë kundër krimit të lartë në vend. Kështu tha ambasadorja", tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zdravko Trajanov.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të rifillojnë punën në ora 15:30. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR