• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Kumanovë të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, në Umin Dol një me vonësë për shkak të problemeve teknike

Në Kumanovë të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, në Umin Dol një me vonësë për shkak të problemeve teknike

Kumanovë, 8 maj 2024 (MIA) - Në Kumanovë me kohë janë hapur të gjitha vendvotimet përveç vendotimit 1100 në fshatin Umin Doll, kur për shkak të problemeve teknike  me aparatin për identifikim biometrik votimi ka nisur në orën 8.45.

Siç kumtoi kryetarja e Komisionit komunal të zgjedhjeve të Kumanovës, Elizabeta Stojkovska, për problemin është njoftuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe pas kërkesës zyrtare të KKZ-së, është marrë leja nga KSHZ-ja për vazhdimin e votimit me llambë UV dhe sprej UV. 

Sipas të dhënave të KKZ-së, në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 93.508 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 93.635 votues të cilët votojnë në 167 vende. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR