• e hënë, 01 korrik 2024

Në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale, dalja deri në orën 11 është 11,72 për qind për parlamentaret është 12,87 për qind

Në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale, dalja deri në orën 11 është 11,72 për qind për parlamentaret është 12,87 për qind

Kumanovë, 8 maj 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale, dalja deri në orën 11 është 11,72 për qind dhe për parlamentaret është 12,87 për qind. Në Likovë sipas KSHZ-së dalja për presidencialet është 1,76 për parlamentare, 7,33 për qind. Në Nagoriçan të Vjetër përsëri për presidencialet është 11,76, ndërsa për parlamentaret është 11,99 për qind. 

Në Kumanovë sipas të dhënave të KKZ-së të drejtë vote për zgjedhjet presidenciale kanë 93.508, ndërsa për parlamentaret 93.635 votues të cilët kanë votuar në 167 vende. 

Në Likovë, për zgjedhjet presidenciale janë evidentuar 26.030 votues, për parlamentaret 26.024 votues të cilët votojnë në 36 vendvotime, njoftuan nga KKZ Likovë. 

 Në Nagoriçanin e Vjetër ka 3.043 votues për presidencialet, ndërsa për parlamentaret 3.046 të cilët votojnë në 38 vendvotime nga të cilat dy janë të bashkuar, gjegjësisht u shërbejnë 36 këshillave zgjedhorë.qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR