• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në kuadër të "Verës së sigurt 2023" SPB Shkup realizoi aktivitete preventive për mbrojtje nga zjarret

Në kuadër të

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme parandaluese të Njësisë për parandalim në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, si dhe në kuadër të programit vjetor të punës, dje në afërsi të autostradës "Petrovec", u realizua aktivitet parandalues në fushën e mbrojtjes nga zjarret, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Njëherit, sipas fushatës për parandalimin e zjarreve në kuadër të planit operativ “Verë e sigurt 2023”, punonjësit e policisë në komunikim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët kanë theksuar nevojën për vigjilencë dhe përgjegjësi të veçantë si kyçe në mbrojtjen nga zjarri. Vëmendje e veçantë iu kushtua rrezikut të hedhjes së mbetjeve të ndezshme përgjatë rrugëve, si një nga shkaktarët kryesorë të zjarreve të hapura, të cilat shpesh mund të prekin edhe zonat pyjore", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Po ashtu, punonjësit e policisë u shpërndanë drejtuesve të mjeteve fletëpalosje me përmbajtje edukative, të punuara në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale". ab/

Foto: МPB

QËNDRONI TË LIDHUR