• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në KSHZ ka arritur një ankesë lidhur me procedurën e votimit

Në KSHZ ka arritur një ankesë lidhur me procedurën e votimit

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) – Ka skaduar afati për paraqitjen e ankesave për procedurën e votimit, në Komisionin Shtetëror  të Zgjedhjeve ka arritur një ankesë për procedurën e votimit në Likovë, konfirmoi për MIA-n, Radica Todorovska Aleksova, zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nesër në ora 19:00 përfundon afati për ankesa lidhur me përmbledhjen e rezultateve, pas së cilës KSHZ-ja duhet të marrë vendim brenda 72 orëve.

Nëse nuk janë të kënaqur me vendimin e KSHZ-së, kandidatët kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë brenda 48 orëve pas pranimit të padisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR