• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në kryeqytetin e Indisë, temperaturë rekorde prej 49,9 gradë Celsius

Në kryeqytetin e Indisë, temperaturë rekorde prej 49,9 gradë Celsius

Nju-Delhi, 29 maj 2024 (MIA) - Temperaturat në kryeqytetin e Indisë dje kanë arritur nivelin rekord 49,9 gradë Celsius, kumtuan autoritet e byrosë meteorologjike.

Departamenti meteorologjik i Indisë, i cili raportoi për "kushte me valë të rënda të nxehta", i regjistroi temperaturat në dy stacione në periferinë e Delhit, Narela dhe Mungeshpur. Sinoptikët parashikojnë temperatura të ngjashme edhe sot.

Në maj të vitit 2022, pjesë të Delhit arritën 49,2 gradë Celsius (120.5 Farenjhat), publikuan atëherë mediat indiane. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR