• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Krushevë tradicionalisht shënohet Dita ndërkombëtare e grave rurale

Në Krushevë tradicionalisht shënohet Dita ndërkombëtare e grave rurale

Krushevë, 15 tetor 2023 (MIA) - Federata Kombëtare e Fermerëve organizon sot në Krushevë për të 16-tën herë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale – 15 Tetori.

Ngjarja, ku marrin pjesë 200 gra rurale nga tetë rajonet malore, ka për qëllim bashkimin dhe ndërgjegjësimin e grave rurale për rolin e tyre të rëndësishëm në komunitetet lokale dhe shoqërinë.

Nga Federata Kombëtare e Fermerëve njoftuan se të pranishmëve në festë do t'i drejtohen presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në RMV, Ami Larson Xhein, ambasadorja e Gjermanisë në RMV, Petra Dreksler dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski do të ketë video-fjalim. Do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave nga rajoni dhe gra rurale nga i gjithë vendi.

Siç njoftojnë organizatorët, çmime do të ndahen edhe për gratë e suksesshme dhe shoqatat e qytetarëve që punojnë për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të grave në zonat rurale.

Ngjarja mbështetet nga organizata suedeze e zhvillimit We Effect dhe Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim i zbatuar nga GIZ. Përkatësisht, 15 tetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale nga Kombet e Bashkuara në vitin 2008. sa/

Foto: Federata Kombëtare e Fermerëve

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR