• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Krushevë filloi shënimi i 2 Gushtit

Në Krushevë filloi shënimi i  2 Gushtit

Krushevë, 2 gusht 2024 (MIA) - Me respekt, përkulje, kurora dhe lule të freskëta në vendprehjen e përjetshme të presidentit të Republikës së Krushevës Nikolla Karev në monumentin "Makedonium" në Krushevë filluan festimet e festës për 121 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe republikës së parë të Ballkanit, Republika e Krushevës. 

Para varrit të Karevit u përkulën përfaqësues të familjes Karev, delegacioni i Qeverisë të cilin e udhëheq kryeministri Hristijan Mickoski, delegacionet e Kabinetit të presidentes së shtetit, nga Kuvendi, ARM, nga qyteti i Krushevës dhe manifestimi "10 ditë Republika e Krushevës", përfaqësues të partive politike, nga ambasadat e Republikës Popullore të Kinës, Kroacisë, Italisë dhe Shoqata të shumta.

Delegacionet i nderuan dhe u përkulën  para monumentit të kryengritësve të rënë në Sliva.

Shlnimi kryesor i festës është nga ora 11 e 30 minuta në Meçkin Kamen ku do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR