• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Krushevë deri ora 13 dalja është mbi 34 për qind, ndërsa në Dollneni dyfish më e vogël

Në Krushevë deri ora 13 dalja është mbi 34 për qind, ndërsa në Dollneni dyfish më e vogël

Prilep, 8 maj 2024 (MIA) - Nga tre komunat në rajonin e Prilepit dhe Krushevës deri ora 13:00 dalje më të madhe ka në Krushevë, ku për zgjedhjet presidenciale kanë votuar 34,78 për qind, ndërsa për ato parlamentare 35,69 në për qind nga votuesit e regjistruar.

Në komunën Krivogashtani, përqindja e daljes deri ora 13 është 25,24 për qind edhe për zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa në Dollneni deri ora 13 për zgjedhjet presidenciale të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 12,57 për qind, ndërsa për parlamentare 17,24 për qind.

Zgjedhjet në tre komunat po zhvillohen pa pengesa dhe pa probleme më të mëdha, informojnë nga komisionet komunale të zgjedhjeve. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR