• e mërkurë, 25 shtator 2024

Në Kosovë nga janari këtë vit ka pasur 38 sulme ndaj gazetarëve, thotë asociacioni i gazetarëve

Në Kosovë nga janari këtë vit ka pasur 38 sulme ndaj gazetarëve, thotë asociacioni i gazetarëve

Prishtinë, 24 shtator 2024 (MIA) – Nga janari deri në shtator të këtij viti në Kosovë janë regjistruar 38 sulme ndaj gazetarëve, përderisa vitin 2023 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si vit me më së shumti sulme ndaj punonjësve në media – gjithsej 74, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në prezantimin e raportit të këtij viti "Tregues për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve" dhe "Indeksi për sigurinë e gazetarëve nga Ballkani Perëndimor", drejtoresha ekzekutive e AGK-së, hulumtuesja Getoarba Mulliçi, tha se ngacmimi seksual është edhe një sfidë për gazetarët në Kosovë.

Si problem të veçantë Mulliqi e theksoi rrezikun me të cilin gazetarët përballen gjatë raportimit nga veriu i vendit, i banuar me popullsi serbe.

Në krahasim me vitin 2022, kur ishin denoncuar gjithsej 33 raste, numri i sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2023 është rritur për 41, që e bën vit me numër më të madh të shkeljes së lirisë së mediave dhe sulmeve ndaj gazetarëve. Gazetarët të cilët raportojnë nga komunat veriore përballen me kërcënime për jetët e tyre, sulme verbale dhe fizike, si dhe shkelje të aftësisë personale dhe profesionale. 

Në raport, emërimi i drejtorit të radio televizionit publik RTK, Rilind Gërvalla, konsiderohet si politik, për shkak të afërsisë së tij me partinë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti.

"Përveç kësaj, emërimi i drejtorit të kanalit të parë të shërbimit publik të Kosovës konsiderohet politik për shkak të lidhjes së Gërvallës me partinë në pushtet", ka thënë Mulliqi.

Eksperti juridik Ylli Zekaj shtoi se edhe krahas asaj që AGK ka takime të vazhdueshme me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, ende nuk ka ndarje të lëndëve sipas profesionit, ndërsa kjo, sipas tij, u shkakton dëme gazetarëve.

Hulumtuesja Leonita Morina theksoi se një nga pengesat kryesore në të cilën hasin gazetarët gjatë punës së tyre janë paditë strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut. Lidhur me këtë problem, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për paditë, AGK ka krijuar bazë të të dhënave, në të cilën janë evidentuar mbi 35 raste. 

Përveç sulmeve dhe kërcënimeve, sfidë tjetër për gazetarët e Kosovës dhe punonjësit e tjerë në media, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, janë kontratat e tyre jo të favorshme dhe pagat e ulëta. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR