• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut për të cilin është shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për shkak të një vrasje së rëndë

Në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut për të cilin është shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për shkak të një vrasje së rëndë

Prishtinë, 21 prill 2024 (MIA) - Në Kosovë është arrestuar një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilin Interpoli, me kërkesë të policisë së Maqedonisë së Veriut, shpalli fletë-arrest ndërkombëtar, sepse si i dënuar për vrasje të rëndë nuk është kthyer në vuajtje të dënimit pasi që ishte liruar për fundjavë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Gjykata themelore në Ferizaj sot kumtoi se e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë themelore nga i njejti qytet për caktim të masës së paraburgimit kudnër personit të identifikuar me inicialet N.E., kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të fletë-arrestit ndërkombëtar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale - vrasje e rëndë, vepër e cila është paraparë edhe me Kodin penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kumtesës, pas marrjes në pyetje dhe analizës së shkresave të rastit, gjykatësi në procedurën paraprake të Sektorit për vepra të rënda penale, vlerësoi se ekziston dyshim i bazuar se është shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për të njejtin person nga Interpoli, me kërkes nga 7 marsi 2022 i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të veprës penale - vrasje e rëndë, vepër e cila është paraparë edhe me Kodin penal të Republikës së Kosovës.

Tani për tani nuk ka informata për atë se kur, ku dhe në cilat rrethana është arrestuar në Kosovë shtetasi i Maqedonisë së Veriut. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR