• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në korrik shënohet rritje vjetore prej 5.8 për qind e mbështetjes kreditore dhe 11.1 për qind e depozitave

Në korrik shënohet rritje vjetore prej 5.8 për qind e mbështetjes kreditore dhe 11.1 për qind e depozitave

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA) - Në korrik të këtij viti, kreditë në totoal kanë shënuar rënie mujore prej 0,2 për qind, ndërsa kreditë për amviseritë janë rritur për 0,4 për qind, por kreditë për korporata janë ulur për 0,9 për qind. Rritja vjetore e kredisë është 5.8 për qind, e ndikuar nga rritja e kreditimit në të dy sektorët, me një kontribut më të madh nga sektori "amviseri".

Në korrik të këtij viti, kreditë për amviseritë janë më të larta për 0,4 për qind në krahasim me muajin paraprak, më së shumti si pasojë e rritjes së kreditimit në denarë, me një kontribut pozitiv nga kreditë në valutë. Krahasuar me korrikun e vitit 2022, kreditë për ekonomitë familjare apo amviseritë shënuan rritje prej 6,4 për qind, që sa i përket rritjes së kredive në denarë dhe në valutë, në masë të madhe është rezultat i rritjes së kredive në valutë.

Në muajin korrik, e analizuar sipas qëllimit të kredisë për individët, kredia konsumatore dhe ajo për banesa, si kategoritë më të përfaqësuara, shënuan rritje mujore përkatësisht 0.5 për qind, me rritje vjetore përkatësisht 6.2 për qind dhe 11 për qind. Në muajin korrik, kredia për automjete u rrit me përkatësisht 3.9 për qind dhe 14.8 për qind në baza mujore dhe vjetore, ndërsa kreditë e miratuara për kartat e kreditit shënuan rënie mujore dhe vjetore përkatësisht 0.2 për qind dhe 1.6 për qind. Këtë muaj, tepricat negative të llogarisë korente dhe kreditë e miratuara për arsye të tjera shënuan një rënie mujore prej 1.5 për qind dhe 0.6 për qind, përkatësisht një rënie vjetore prej 2.8 për qind dhe 17.5 për qind.

Banka Popullore informon se zvogëlimi mujor i kredive për sektorin korporativ prej 0,9 për qind është ndikuar nga rënia e kredive në denarë dhe në valutë, me një kontribut më të theksuar të kredive në valutë. Rritja vjetore, siç informojnë nga BP-ja, është pesë për qind dhe vjen si pasojë e rritjes së kredive në denarë dhe në valutë, me një kontribut më të madh në rritjen e kredive në valutë.

Lëvizjet monetare në vend për muajin korrik të këtij viti të bankës qendrore tregojnë se oferta monetare (agregati monetar M3 1.2) shënoi një rritje mujore prej 0.2 për qind, e cila vjen si rezultat i rritjes së depozitave afatshkurtra dhe parave kesh në qarkullim, në kushtet e rënies së depozitave afatgjata deri në dy vjet dhe parave të depozitave. Në bazë vjetore, oferta monetare u rrit me 8.6 për qind, kryesisht si pasojë e rritjes së parasë depozituese, me një kontribut pozitiv shtesë të depozitave afatshkurtra, depozitave afatgjata deri në dy vjet dhe parasë në qarkullim.

Në muajin korrik, gjithsej depozitat u rritën me 0.5 për qind në bazë mujore, si pasojë e rritjes së depozitave në të dy sektorët, e cila është më e theksuar në sektorin e korporatave. Rritja vjetore e gjithsej depozitave prej 11.1 për qind shpjegohet me rritjen e depozitave të të dy sektorëve, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit "amviseri".

Totali i depozitave të sektorit të korporatave, në muajin korrik shënoi rritje për një për qind në baza mujore, si rezultat i rritjes së depozitave afatshkurtra në denarë dhe në valutë, por në masë më të vogël edhe të depozitave afatgjata në denarë, në kushtet e një rënieje të vërejtur të depozitave afatgjata në valutë dhe në para. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, depozitat e sektorit të korporatave

janë më të larta për 18.9 për qind, si pasojë e rritjes së të gjithë komponentëve, me kontributin më të madh të parasë depozituese dhe totalit të depozitave afatshkurtra.

Nga ana tjetër, depozitat e individëve shënuan rritje mujore prej 0.1 për qind në muajin korrik. Ndryshimi minimal pozitiv është rezultat i rritjes së depozitave afatgjata në valutë dhe në denarë, në kushtet e rënies së vërejtur te komponentët e tjerë. Analizuar në bazë vjetore, këto depozita janë më të larta për 8.4 për qind nën ndikimin e rritjes së parasë depozituese dhe totalit të depozitave afatgjata, me rënie të depozitave afatshkurtra. ls/

Foto: BP, printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR