• e diel, 06 tetor 2024

Në korrik 204.336 turistë kanë qëndruar në vend

Në korrik 204.336 turistë kanë qëndruar në vend

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në korrik të vitit 2024 është 204. 336, prej të cilëve 41,8 për qind janë turistë vendor dhe 58,2 për qind turistë të huaj. Gjatë kësaj kanë realizuar 756.831 bujtje, prej të cilave 70,6 për qind janë turistë vendor dhe 29,4 për qind janë turistë të huaj.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në periudhën janar - korrik 2024, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8,7 për qind, ndërsa te turistët vendor ka ulje për 0,5 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 13,7 për qind.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, numri i bujtjve është rritur për 6,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Te turistët vendorë ka rritje për 2,7 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 9,7 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR