• e shtunë, 05 tetor 2024

Në kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Zherovjan, gjendet drogë

Në kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Zherovjan, gjendet drogë

Shkup, 17 shtator 2023 (MIA) - Sipas një plani operativ të përgatitur paraprakisht për kontrollin e objekteve hotelierike, punonjësit e policisë së Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz dhe NJSSH në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës, mëngjesin e sotëm në orën 01:10 kanë kryer një kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Zherovjan, komuna e Bogovinës.

Gjatë kontrollit, siç njofton MPB, janë gjetur katër shtetas të huaj (nga Serbia, Ukraina, Moldavia dhe Shqipëria) dhe 55 të ftuar, mes të cilëve dy të mitur.

"Në dyshemenë e objektit është gjetur një pako me materie pluhuri. Nga ana e DAP-it është konstatuar moslëshimi i llogarive fiskale, dhe nga ISHP persona që kryejnë veprimtari pune të padeklaruar. Pas dokumentimit të rasteve do të dorëzohen parashtresat përkatëse", sqaron MPB. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR