• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Kongresin e partisë komuniste kineze nuk ka lehtësim të strategjisë për zero tolerancë për Kovid-19

Në Kongresin e partisë komuniste kineze nuk ka lehtësim të strategjisë për zero tolerancë për Kovid-19
Pekin, 15 tetor 2022 (MIA) - Zëdhënësi i Qeverisë kineze, Sun Jeli, sot deklaroi se nuk pritet lehtësim i strategjisë kineze për zero tolerancë për Kovid-19 në Kongresin e Partisë komuniste të vendit, që nesër fillon në Pekin, lajmëroi DPA. Zëdhënësi Sun sot para gazetarëve i mbrojti masat e rrepta qeveritare, vetëm një ditë para takimit njëjavor të organit më të lartë të komunistëve kinezë,  ku do të grumbullohen pothuajse 2.300 delegatë. Ai theksoi se Kina ka popullatë të madhe dhe shumë njerëz të moshuar, se zhvillimi i vendit është i disbalancuar sipas rajoneve, ndërkaq, gjithashtu, Kina shënon edhe mungesë të resurseve mjekësore. "Politika dinamike për zero-Kovid e mbajti në nivel të lartë shkallën e infektimit dhe vdekshmërinë, ndërsa zhvillimin ekonomik stabil", shtoi ai. "Duke pasur parasysh të gjitha masat e ndërmarra të deritanishme si përgjigje të qeverisë kundër Kovid-19 në Kinë u tregua se ato janë më efikase dhe më mirë funksionuan për vendin tonë", sqaroi zëdhënësi Sun. Megjithatë, ai premtoi koordinim më të mirë mes masave preventive dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Derisa pjesa tjetër e botës po tenton të jetojë me virusin, Kina i përmbahet qëllimit të vet për zero tolerancë. Dhjetëra milionë kinezë për momentin janë tërësisht apo pjesërisht në mbyllje. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR