• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në konferencën donatore ndërkombëtare në Bruksel janë mbledhur 7,5 miliardë euro për refugjatët sirianë

Në konferencën donatore ndërkombëtare në Bruksel janë mbledhur 7,5 miliardë euro për refugjatët sirianë

Bruksel, 28 maj 2024 (MIA) - Në konferencën donatore ndërkombëtare për refugjatët sirianë, dje janë mbledhur 7,5 miliardë euro, njoftoi DPA.

Komisioneri evropian për menaxhimin me kriza, Janez Lenarçiq bëri të ditur se pesë miliardë euro nga kjo shumë do të jepen në formë granti, 2,5 miliardë euro - si kredi.

"Komuniteti dëshmoi edhe një herë se njerëzit në Siri, refugjatët sirianë dhe komunitetet që i pritën nuk janë harruar", ka shkruar Lenarçiq në "X".

Ministri shtetëror gjerman, Tobias Lindner paralajmëroi një miliardë euro ndihmë për popullin e Sirisë dhe komunitetet që i strehojnë ata. Vlerësohet se rreth 5.7 milionë sirianë janë arratisur në Turqi, Liban dhe Jordani.

Lufta civile në Siri filloi në vitin 2011 me protesta kundër qeverisë së presidentit Bashar al Asad, i cili iu përgjigj protestuesve me dhunë. Kjo solli kaos.

Sipas KB-së, 12,9 milionë njerëz në Siri do të mbeten të uritur këtë vit, ndërsa 17 milionë aktualisht kanë nevojë për ndihma humanitare. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR