Në komunën e Mavrovës-Rostushë kanë votuar 68 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm
- Në prag të zgjedhjeve të dyfishta - presidenciale në rrethin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare, sot në komunën e Mavrovës dhe Rostushës do të votojnë gjithsej 68 të sëmurë dhe të pafuqishëm.
- Post By Fami Bajrami
- 15:16, 7 maj, 2024
Gostivar, 7 maj 2024 (MIA) - Në prag të zgjedhjeve të dyfishta - presidenciale në rrethin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare, sot në komunën e Mavrovës dhe Rostushës do të votojnë gjithsej 68 të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Nga KKZ-ja informojnë se brenda afatit janë regjistruar 70 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, prej të cilëve 68 i kanë plotësuar kushtet për të votuar.
Sipas kryetarit të komisionit, Rexhep Agai, procesi zgjedhor po zhvillohet pa vështirësi dhe pret që të gjithë kandidatët e regjistruar të ushtrojnë të drejtën e votës sot pasdite. Agai theksoi edhe se përgatitjet për nesër po shkojnë mirë për momentin dhe nuk pret ngecje në votim. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s