• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në komunën e Çashkës deri në orën 9 jehona është 4,9 për qind, në Gradsko rreth 5 për qind

Në komunën e Çashkës deri në orën 9 jehona është 4,9 për qind, në Gradsko rreth 5 për qind

Veles, 24 prill 2024 (MIA) - Në Komunën e Çashkës të gjitha 31 qendrat e votimit janë hapur në orën 7, ndërsa të drejtën e votimit për zgjedhjen e presidentit të shtetit deri në orën 9 e kanë realizuar 4,9 për qind nga gjithsej 6.076 votues në listën e vetme zgjedhore, informon për MIA-n  Marjan Jovanovski sekretar i KZK-së Çashkë.

Ai informoi se nga 44 persona të regjistruar të sëmurë dhe të pafuqishëm, 41 persona kanë votuar dje në shtëpitë e tyre.

Jovanovski thekson se edhe pse Komuna e Çashkës është ndër komunat më të mëdha për nga territori në vend dhe se anëtarët e saj edhe përkundër largësisë nga qendrat e votimit janë vazhdimisht në terren dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë.

Në Komunën e Gradskos në orën 7 janë hapur të gjitha 11 qendrat e votimit, ndërsa deri në orën 9 të drejtën e tyre të votës për zgjedhjen e presidentit të shtetit e kanë realizuar 195 votues nga gjithsej 3019 votues të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, ndërsa që është diçka mbi 5 për qind, informon për MIA-n Meri Sedmakova Dimovska kryetar i KZK-së Gradsko.

Ajo informon se KZK është në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhor dhe në terren e ndjekin punën e tyre dhe rregullsinë e zgjedhjeve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR