• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në komunën Dibër transparenca aktive vitin e kaluar ishte 81.4 për qind

Në komunën Dibër transparenca aktive vitin e kaluar ishte 81.4 për qind
 
 
Dibër, 15 shkurt 2023 (MIA) - Në hapësirat e komunës Dibër u mbajt takim i përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe udhëheqësve të drejtorive në komunë, kushtuar ndryshimeve pozitive në komunë, si rezultat i mbështetjes teknike 18 mujore nga projekti i USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve, informoi kryetari Hekuran Duka.
 
 
 
Sipas tij, procesi i vetëvlerësimit të nivelit të kapaciteteve të komunës është në vazhdim pas përfundimit të mbështetjes nga projekti, i cili vlen për disa fusha.
 
“Bëhet fjalë për menaxhimin e financave publike komunale, planifikimin dhe realizimin e buxheteve, transparencën dhe llogaridhënien fiskale, planifikimin dhe mbledhjen e të hyrave nga burimet vetanake, qasjen në financimin e jashtëm, si dhe një mjedis të favorshëm për përfshirjen e sektorit privat”, shpjegoi kryetari. 
 
Dibra ishte një nga komunat nga grupi i parë prej 15 komunash partnere që bashkëpunuan me Projektin nga maji 2021 deri në dhjetor 2022.
 
"Si rezultat i partneritetit 18-mujor dhe mbështetjes teknike të marrë, u arritën këto rezultate: rritja e pagesës së tatimit të pronës dhe përditësimi i bazës së të dhënave për tatimin e pronës, përgatitja e një raporti me rekomandime për përmirësimin e kapaciteteve organizative për administrimin e taksave vendore, informimin e tatimpaguesve për pagesën e tatimit së pronës, përmes fushatës edukative “Tatimi im, për komunën time” të publikuar në ueb faqen e komunës, si dhe është përgatitur draft Plani për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën", thotë ai.
 
Gjithashtu janë përmirësuar kapacitetet për regjistrimin e borxheve komunale, janë përmirësuar lehtësirat për përgatitjen e aplikacioneve për projekte dhe bashkëpunim me sektorin e biznesit, si dhe është përgatitur dhe miratuar procedura për ndarjen e detyrave në procesin e shpenzimit të shpenzimeve buxhetore.
 
"Ajo që dua të theksoj veçanërisht është përmirësimi i transparencës aktive në vitin 2022, e cila është 81,4% krahasuar me vitin 2021 kur ishte 54,3%, indeksi i transparencës buxhetore për 2021-2022 është 13 (nga 16 të mundshme) pikë indeksi në krahasim me 2020-2021, kur ishte 6", tregon Duka.
 
Според него забележан е и зголемен интензитет на даночната транспарентност која во 2021-2022 изнесува 55 отсто во однос на 2020-2021, кога изнесувала 40 отсто. вт/аа/
 
Sipas tij, është vërejtur edhe një intensitet i rritur i transparencës tatimore, i cili në vitet 2021-2022 ishte 55 për qind krahasuar me 2020-2021, kur ishte 40 për qind. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR