• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Komisionin komunal zgjedhor të Shtipit janë regjistruar edhe 17 të sëmurë dhe të pafuqishëm, afati përfundon nesër në mesnatë

Në Komisionin komunal zgjedhor të Shtipit janë regjistruar edhe 17 të sëmurë dhe të pafuqishëm, afati përfundon nesër në mesnatë

Shtip, 29 prill 2024 (MIA) - Deri nesër në mesnatë është paraqitja e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilët dëshirojnë të vototjnë në kushte shtëpie. Kryetari i Komisionit komunal të zgjedhjeve (KKZ) - Shtip, Viktor Vacev sot deklaroi se deri më tani janë regjistruar 17 persona shtesë. Ai sqaron se personat e sëmurë dhe të pafuqishëm që kanë votuar më 23 prill në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale janë të vlefshëm edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 7 majit, ndërkohë këta persona votojnë një ditë para zgjedhjeve të 8 majit.

"Persona të cilët kanë dorëzuar kërkesë nga rrethi i parë për zgjedhjet presidenciale dhe të cilët janë regjistruar në mënyrë të rregullt për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, pra ato aplikime janë të vlefshme, numri i përgjithshëm ishte 161 aplikime, nga të cilat KKZ i ka miratuar 158. Ata 158 kërkesa ende janë të vlefshme dhe deri më tani kemi 17 kërkesa të reja shtesë, të cilat do t'i shqyrtojmë pas përfundimit të afatit për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm", tha Vacev.

Ai theksoi se lokalet e Zgjedhjeve Komunale në Shtip do të jenë të hapura nesër deri në mesnatë, kur edhe skadon ky afat, ose aplikimi mund të dorëzohet në mënyrë elektronike. Vacev theksoi se po bëhen përgatitjet për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj. Materiali jo i besueshëm ndodhet në ambientet e KKZ-së, ndërsa materiali i besueshëm pritet 72 orë para votimit. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR