• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Komisionin për financim dhe buxhet refuzohet amandamenti për rritjen e pagave

Në Komisionin për financim dhe buxhet refuzohet amandamenti për rritjen e pagave

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Komisioni për financim dhe buxhet sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e filloi debatin e amandamentit për ribalancin e Buxhetit, pasi të shtunën e ka përfunduar debatin e përgjithshëm, i cili ka zgjatur tre ditë.

Nga 58 amandamentet e parashtruara, sot paradite Komisioni nuk e ka pranuar amandamentin e parashtruar nga më shumë deputetë të Lidhjes Socialdemokrate, me të cilin kërkohej rritje e mjeteve për paga dhe për kompensime të pagave.

Amandamenti nuk u pranua me arsye se në ribalancin e Buxhetit janë siguruar mjete në pajtim me marrëveshjet kolektive dhe obligimet ligjore.

"Janë paraparë mjete për rritjen e pagës së të punësuarve në sektorin publik dhe regres. Të gjitha të drejtat  të punësuarve të konfirmuara në pajtim me ligjin, do të respektoihen", tha zëvendës ministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në debatin akuzuan se paratë e popullit janë menaxhuar keq dhe në pajitm me këtë, sipas tyre, opozita sot nuk duhet të propozojë, siç thanë, "amandamente populiste, me të cilat tregohen si shpëtimtarë të të drejtave punëtore", dhe "amandamente me të cilat dëshirojnë t'i korrigjojnë punët që vet i kanë bërë".

Debati i amandamenteve do të vazhdojë në ora 16:30. bsh/

Foto: Kuvend printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR