• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të vazhdojë debati për zgjedhje të gjykatësit kushtetues

Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të vazhdojë debati për zgjedhje të gjykatësit kushtetues

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet ta vazhdojë debatin për zgjedhje të gjykatësit në Gjykatën kushtetuese.

Debati filloi dje, ndërda janë propozuar katër kandidatë - profesoresha Jadranka Daboviq Anastasovska, Rodna Zhivkovska dhe Savo Klimovski nga Fakulteti juridik "Justiniani i Parë" dhe gjykatësi shumëvjeçar dhe prokuror, Todor Vitlarov.

Profesoresha Daboviq Anastasovska është propozim i shumicës në pushtet, ndërsa tre të tjerët janë propozuar nga VMRO-DPMNE. Nga të gjithë katër kandidatët, duhet të zgjedhjet vetëm një.

Propozimi për gjykatës të ri kushtetues bëhet për shkak të vendit të zbrazur të gjykatësit Jovan Josifovski, mandati i të cilit skadoi në janar të vitit 2022. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR