• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Komisionin kuvendor për zgjedhje dhe emërime vazhdoi debati për zgjedhje të Joveskit për gjykatës kushtetues

Në Komisionin kuvendor për zgjedhje dhe emërime vazhdoi debati për zgjedhje të Joveskit për gjykatës kushtetues

Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Në atmosferë tensionuese sot vazhdoi debati për kandidatin për gjykatës kushtetues, Ljubomir Joveski në Komisionin kuvendor për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve.

Në fillim të mbledhjes, disa anëtarë të Komisionit u paraqitën për vërejtje procedurale. Zhaklina Peshevska nga VMRO-DPMNE kërkoi që mbledhja të ndërpritet, të jepet pauzë apo të tërhiqet poika nga rendi i ditës. Ajo vlerësoi se sjellja e kryetares së Komisionit, Maria Georgievska, e arsyeton interpelancën që deputetët e VMRO-DPMNE-së e parashtruan për të.

Kryetarja e Komisionit, Georgievska nuk i pranoi propozimet e Peshevskës, duke cekur se nuk sheh asgjë kontestuese që debati të vazhdojë, sepse ky është vazhdimi i 23-të i mbledhjes së komisionit. Georgievska shtoi se propozimi për kandidat për gjykatës kushtetues është parashtruar nga ana e anëtarëve dhe ajo nuk mund ta tërheqë. Lidhur me i nterpelancën, ajo theksoi se nëse konstatohet nga ana e plenumit se e ka shkelur Rregulloren, do të ketë edhe pasoja.

Georgievska kërkoi nga anëtarët të jenë koorektë dhe ta vazhdojnë debatin.

"E di strategjinë tuaj klasike për bllokadë, nuk do t'ju kalojë kjo", theksoi georgievska.

Më tutje Peshevska edhe njëherë kërkoi pauzë, pas çka u shkaktua debat mes anëtarëve, ndërsa Georgievska dha pauzë prej 15 minutave. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR