• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në kohë dhe pa ndërprerë filloi votimi në Prilep

Në kohë dhe pa ndërprerë filloi votimi në Prilep

Prilep, 24 prill 2024 (MIA) - Në kohë dhe pa ndërprerë, në orën 07:00, filloi votimi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të gjitha 142 qendrat e votimit në Prilep. Të drejtën e tyre të votës sot mund ta realizojnë 62.082 qytetarë.

"Në kohë dhe pa probleme filloi votimi në komunën e Prilepit. Sot të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 62.082 qytetarë", deklaroi Valentin Bozhinoski, kryetar i Komisionit Zgjedhor Komunal në Prilep.

Sot në Krushevë mundësi për votim kanë 7755 qytetarë në 23 qendra votimi, në Dollnen 11.730 votues të cilët do të votojnë në 40 qendra votimi, ndërsa në Krivogishtan në 13 qendra votimi të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 4428 qytetarë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR